Connect with us

Kosovë

Kërcënohen politikanët gjermanë, ja për kë dyshohet

Publikuar

Politikanët ekologjistë Cem Özdemir dhe Claudia Roth në Gjermani janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia menjëherë shtoi masat e sigurisë.

Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke, Ozdemir, ka mbërritur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lart në listën e personave që do të vriten”.

E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (AtomWaffen Division- AWD), nga SHBA.

Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Lajmin e botoi grupi i gazetave nga Eseni – Funke Mediengruppe. Özdemir u shpreh se fjalët dhe kërcënimet e fundit ishin shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”.

“Për momentin jemi duke shqyrtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike. Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” , thuhet në e-mail.

Politikani njoftoi menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit dhe policinë e Bundestagut.

Ndryshe, pjesëtarët e AWD konsiderohen përgjegjës për një sërë vrasjesh dhe sulmesh të planifikuara. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste.

Në Gjermani, në muajin qershor u vra politikani pro-emigrantëve Walther Lübcke, për vdekjen e të cilit u arrestua ekstremisti neonazist Stephan Erns, i cili e pranoi krimin./tch

Maqedoni29 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri59 minutes ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme1 hour ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme4 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni5 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri8 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme9 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK