Connect with us

Lajme

Kapiteni i policisë për angazhimin në Shqipëri: E kemi borxh me ju dalë ndihmë

Publikuar

Ata të cilët u ballafaquan me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit ishin ekipet e kërkim-shpëtimit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që asistuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat e objekteve.

Kapiten Besart Ahmeti ka dhënë më shumë detaje rreth angazhimit të Policisë së Kosovës.

“Bashkarisht me Policinë e Shqipërisë kemi asistuar në të gjitha pikat ku ka pasur nevojë dhe kemi asistuar gjithashtu edhe në nxjerrjen e trupave nga gërmadhat. Ne nuk kemi arritur në orët e para dhe numri i njerëzve nuk ka qenë shumë i madh në të cilët kemi asistuar”.

“Normalisht, jemi angazhuar në organizimin e situatës duke bashkëpunuar me Policinë e Shqipërisë. E kemi borxh dhe detyrë që t’i shërbejmë popullit”.

NA NDIQ NË FACEBOOK