Connect with us

Kosovë

Kapiteni i Kosovës: Rrahmani rikuperoi 147 topa në 11 ndeshje në Serie A

Publikuar

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në futboll, kategoria e burrave, Amir Rrahmani – po vazhdon me paraqitje të mrekullueshme në Serie A. 

Së fundi, Rrahmani ishte deciziv në fitoren e ekipit të tij Veronas ndaj Brescias duke e çuar ekipin e tij në kuotën e 15 pikëve nga 11 ndeshje.

Ish mbrojtësi i Drenicës po vlerësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A për momentin, edhe pse konkurenca është shumë e fortë marrë parasysh që ky kampionat njihet për mbrojtësit më të mirë në botë.

25-vjeçari është në listën e top 10 futbollistëve që kanë fituar më së shumti topa gjatë 11 javëve në Serie A, shkruan Periskopi

Përveç kësaj skuadra e Hellas Veronas, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat së bashku me Juventusin, me vetëm nëntë gola të pësuara në 11 ndeshje. Dhe Rrahmani, është i vetmi mbrojtës që është paraqitur në të gjitha ndeshjet për klubin.

Ai del se ka rikuperuar 147 topa për 11 ndeshje, ose gati 14 topa të rikuperuar për ndeshje./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK