Sport
Joshua zbarkon në Arabinë Saudite – gati për revanshin me Andy Ruiz

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku do të zhvillojë duelin me Andy Ruiz.
Synimi i AJ është që të rikthejë titujt e kampionit që i humbte në duelin e parë me meksikanin, duke befasuar të gjithë.
Pak minuta më parë ai ka publikuar një fotografi në ‘Facebook’, ku shihet në aeroport, teksa ka mbërritur në tokën arabe, përcjell lajmi.net.
Revanshi mes AJ dhe Andy Ruiz Jr do të zhvillohet më 7 dhjetor, pikërisht në Arabi. /Lajmi.net/






















