Connect with us

Lajme

Ish-drejtuesi i “Sigurisë së Informacionit” në Rusi vjen si ambasador në Shqipëri

Publikuar

Mihail Yurevich Afanasjev do të jetë ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë.

Afanasjev i ka dorëzur letrat kredenciale tek presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, më 16 nëntor.

Arritja në Tiranë e tij është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Ambasadës ruse.

“Në Tiranë ka mbërritur Ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z.Mihail Afanasiev. Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit. Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të Tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar, ka një vajzë”, shkruhet në biografinë e ambasadorit Afanasjev njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Ndonëse pa shumë detaje lidhur me karrierën e tij, Top Channel ka siguruar disa informata shtesë lidhur me biografinë e diplomatit nga Rusia.

“Përpara se të mbërrinte në Tiranë, Mihail Yurevich Afanasjev ka drejtuar Departamentin për Informacionin Mbështetës në Ministrinë e Jashtme ruse. Edhe pse informacionet mbi aktivitetin dhe fushat që mbulon ky department janë të pakta, mësohet se një prej objektivave kryesor të punës është siguria e informacionit “.

Afanasjev ka udhëhequr disa reforma për forcimin e sigurisë të informacionit dhe teknologjisë në Ministrinë e Jashtme ruse.

Njohës i gjuhës angleze dhe franceze, Mihail Yurevich Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme.

Lajme8 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni35 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni35 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni1 hour ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë2 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni2 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni2 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë2 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme2 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni2 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë2 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK