Lajme
Isa Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen për Zeqë Shehut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i dërgon telegram ngushëllimi familjes Shehu, me rastin e vdekjes së veprimtarit shumëvjeçar dhe aktivistit të dalluar të LDK-së, Zeqë Shehu, transmeton Klan Kosova.
Në këtë telegram shkruhet se Shehu ishte në radhët e aktivistëve të LDK-së do të mbahet përherë në mend, si veprimtari i çështjes kombëtare në ditët e vështira të popullit dhe vendit tonë.
Ja telegrami i plotë:
“E nderuara familje Shehu,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, dhe veprimtarit të LDK-së, Zeqë Shehu.
Me këtë rast në emër të LDK-së ju shprehë ngushëllime të sinqerta.
Zeqë Shehu në radhët e aktivistëve të LDK-së do të mbahet përherë në mend, si veprimtari i çështjes kombëtare në ditët e vështira të popullit dhe vendit tonë.
Si LDK, ne do të jemi përherë mirënjohës për kontributin e Zeqë Shehut.
Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”




















