Connect with us

Sport

Interi kryen detyrën në Pragë, mban gjallë shpresat për kalim tutje

Publikuar

‘Zikalëtërit’ kanë mposhtur në Çeki me rezultat 1:3 skuadrën e Slavias, për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Lautaro Martinez në minutën e 19’, kaloi Interin në epërsi 0-1. Vendasit barazuan nga penalltia në 1:1 rezultatin, kur shënoi Soucek.

Inter në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë, me Lukakun dhe Lautaro Martinez.

Me këtë fitore, Inter numëron 7 pikë në grupin F, dhe në xhiron e fundit i duhet të mposht Barcelonën për të kaluar tutje./Lajmi.net/