Connect with us

Sport

Inter ‘vallëzon në shiun’ e Torinos – shënon tri herë për tri pikët

Publikuar

Skuadra e Inter ka shënuar fitore të rëndësishme, në një udhëtim mjaft të vështirë, duke mposhtur Torinon me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.

Lautaro Martinez ishte lojtari që hapi serinë e golave të Inter, duke gjetur rrjetën qysh në minutën e 12’.

Epërsia e ‘Zi kaltërve’ u dyfishua vetëm 20 minuta më vonë, kur Stefan de Vrij shënoi për 0:2.

Golin e tretë të këtij takimi e shënoi ylli belg, Romelu Lukaku, 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, për të vulosur fatin dhe rezultatin e takimit.

Inter tashmë numëron 34 pikë në 13 ndeshje, për të qëndruar në pozitën e dytë, me një pikë më pak sesa Juventus.

Torino në anën tjetër ka 14 pikë për pozitën e 12, në 13 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/