Connect with us

Sport

Iniciativat për shkarkimin e Agim Ademit, reagon Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

Publikuar

Është fillimisht skuadra e KF Dukagjinit që përmes një postimi në Facebook, që ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend t’u bashkohet grupeve të caktuara që kanë nisur fushatë denigruese për shkarkimin e kreut të FFK-së.

KF Dukagjini: Po punohet për shkarkimin e Agim Ademit, jemi kundër kësaj fushate denigruese

Pak orë pas reagimit të KF Dukagjinit, ka ardhur edhe deklarimi i Komitetit Ekzekutiv, që njofton të gjithë se Agim Ademi është zgjedhur për një mandat katër vjeçar.

Njoftimi i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pas shkrimeve të pavërteta dhe që kanë qëllim për të sjellë konfuzitet tek komuniteti i futbollit, lëshon këtë:

DEKLARATË

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme të futbollit kosovar, grupet e njohura për opinion që s’kanë të bëjnë fare me futbollin, e të cilët po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, vazhdojnë të bëjnë fushatë të egër të mbledhjes së nënshkrimeve, kinse për të propozuar kandidatë për kryetar.

Iu përkujtojmë edhe një herë të gjithë atyre që mundohen të përfitojnë nga intrigat dhe konfuziteti se:

1.Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi është zgjedhur më 6 korrik 2018, për mandat katërvjeçar, i votuar në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e Kuvendit pa asnjë vote kundër.

2.Procesverbali i është dërguar UEFA-s, FIFA-s, MKRS, Ministrisë së Administratës Publike dhe KOK-ut;

3.Në Kuvend ishin prezent delegatë nga UEFA, nga FIFA, MKRS, KOK, Federatat tjera etj. dhe kanë raportuar për një Kuvend jashtëzakonisht të qetë, të rregullt ligjërisht dhe pa asnjë kundërshtim apo vërejtje.

4.Raporti i delegatëve të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe urimi i Kryetarit të FIFA-s dhe UEFA-s përmend qartë mandatin katërvjeçar dhe uron suksese në punën e tij.

5.Vetëm delegatët e Kuvendit e kanë të drejtën ekskluzive që në çdo kohë të kërkojnë llogari nga çdo anëtar i saj, e jo grupet me të kaluar të dyshimtë dhe me qëllime të pastra përfitimi e destabilizimi të futbollit kosovar.

Vitin e ardhshëm do të bëhet rizgjedhja e anëtarëve të KE-së, të cilat zgjedhje do të bëhen në regjionet e futbollit dhe këtë zgjedhje të anëtarëve të KE-së, Kuvendi i FFK-së e vërteton në kohën dhe afatet e caktuara me ligj.

/Lajmi.net/

Maqedoni26 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme33 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni51 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni1 hour ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK