Lajme
Inaugurohet “Air Albania Stadium” (VIDEO)

Është inauguruar zyrtarisht stadiumi “Air Albania Stadium” në Tiranë.
Prej tani e tutje Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjet në këtë stadium.
Ky projekt vlerësohet më i madhi i bërë nga Qeveria e Shqipërisë në sport.
“Air Albania Stadium” do të ketë mbi 22 mijë ulëse.
Ndeshja e parë e kuqezive do të zhvillohet sonte kundër Kampionit të Botës në futboll Francës.
Në ceremoninë inauguruese ka marrë pjesë edhe këngëtarja e mirë njohur Era Istrefi.
Disa orë më herët mediat franceze kanë shkruar disa artikuj, duke u mahnitur me ndërtimin e këtij impianti të ri.


























