Connect with us

Kosovë

Ilir Meta tregon nëse do ta shpërbëjë Parlamentin me dekret së shpejti

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Parlamenti shqiptar do të duhej ta kuptonte se nuk ka më kredibilitet për të vazhduar punën.

Në emisionin ‘Open’ Meta është pyetur nëse do ta shpërndajë Parlamendin me dekret presidencial [formë e lejuar në Shqipëri edhe nëse Parlamenti nuk e ka përfunduar mandatin], Meta nuk është përgjigjur drejtpërdrejt por ka lënë të nënkuptohet se mund ta përdorë këtë të drejtë.

‘Tani unë kam punë të tjera për të bërë por ky Parlament do të duhej ta kuptontë vetë se nuk ka kredibilitet të qëndrojë kështu si është dhe do të duhej vetë të thoshin hajde ta bëjmë këtë gjë’, ka thënë Meta, shkruan Periskopi.

Përplasjet e fundit në Shqipëri mes Metës dhe kryeministrit Edi Rama janë ashpërsuar edhe më shumë, shkaku që në Shqipëri mbetet e bllokuar Gjykata Kushtetuese.

Kjo problematikë, qëndron tash e një kohë të gjatë në Shqipëri, për të cilën edhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje që ‘të gjindet zgjidhja sa më parë’.

NA NDIQ NË FACEBOOK