Connect with us

Lajme

Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit të Shkodrës (EMRI+VIDEO)

Publikuar

Gjatë natës së djeshme, është djegur makina e gjyqtari të Shkodrës Andri Ymeri. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër dhe nga flakët e mëdha është djegur edhe një makinë tjetër e parkuar në afërsi të automjetetit të gjyqtarit.

Dyshohet se dy persona me motorra i kanë hedhur benzinë makinës së gjyqtarit dhe i kanë vënë zjarrin. Vetë Ymeri ka deklaruar para bluve se nuk ka asnjë ide kush mund ta ketë bërë këtë, pasi pretendon se nuk ka konflikte me asnjë person.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje .

Kujtojmë se Andri Ymeri ka qenë më parë kryetar i Gjykatës së Shkodrës, ndërsa tani mban postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK