Connect with us

Kosovë

Humbën tragjikisht jetën nga tërmeti në Shqipëri, sot varrosen dy vëllezërit nga Gjilani

Publikuar

Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsi Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërisë do t’ju jepet lamtumira e fundit sot.

Isa dhe Shemsi Abazi, do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.

Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.

Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK