Sport
“Hiqini duart nga Kosova”, parulla misterioze në ndeshjen Shqipëri – Francë

Në një nga parullat që është shpalosur nga tifozët në ‘Arenën Kombëtare’ thuhet “Hiqini duart nga Kosova”, e paraqitur nga grupimi ultras ‘Illyrian Elite’.
Por ende nuk dihet se për kë është drejtuar kjo parullë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu nga grupimet e tifozëve kosovarë që ndjekin ende Shqipërinë ka pasur edhe mesazhe të tjera.
Një ndër to ishte edhe ajo “Drejtësi për Astritin”. /Lajmi.net/























