Connect with us

Lajme

“Hëngri vetëm një mollë para se të dilte në ring”, Rozana Radi detaje tronditëse për kampionin shqiptar të boksit që rrëfeu mjerimin

Published

on

Boksieri Klevis Çelaj u shpall kampion në kategorinë “Elite” për të rritur për peshën 52 kg në kampionatin kombëtar të mbajtur në pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet në datën 7 nëntor.

Kampioni nga qyteti i Vlorës stërvitet në kushte aspak të ngjashme me ato të kundërshtarëve të tij, ku pajisjet e tij stërvitëse janë vetëm: Një thes boksi, dorashkat dhe litari, pavarësisht se vetë ky sportist stërvitet në natyrë.

Por deklarata e tij gjatë një intervistë mediatike, se ka marrë shpërblim 140 mijë lekë edhe pse ka dalë kampion dhe jeta e tij në familje është në kufijtë e mjerimit, ka sjellë reagim edhe të personazheve të njohur të ekranit.

“Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara”, ka thënë kampioni i boksit, i cili ka shpërthyer në lot gjatë emisionit.

Ndërkohë, këngëtarja dhe tekstshkruesja Rozana Radi ka postuar një foto të tij në Instagram dhe pyet “Si t’ja bëjmë për të jetuar?”.

Postimi i plotë:

Nuk doja te zgjohesha keshtu sot!

Klevis Cela ka ushqyer veten vetem me nje molle para se te dilte ne ring dhe te fitonte medaljen e arte!

Si tja bejme per te jetuar?
Vishja shpirtin nje femije
Te braktisur te ngujuar
Vish kepucet e nje prindi

Qe me lot ka sofren shtruar
Merri duart nje punetori
Qe per punen su pagua
Pyet nene qe te lindi

Si ja ben per tu gezuar
Merrja zerin nje studenti
Qe ne sheshe ju harxhu
Dhe me thuaj nese mundesh
Si tja bejme per te jetuar

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com