Connect with us

Sport

Harry Winks: Do të jap maksimumin, jam krenar kur kam mundësinë të mbrojë fanellën e kombëtares

Publikuar

Winks u paraqit në konferencën për shtyp krahë trajnerit Gareth Southgate, ku foli për mungesën e tij të minutazhit tek Spurs, si dhe ndejsinë që mori ftesën nga selektori i Kombëtares.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell përgjigjet e Winks për gazetarët.

Duke marrë parasysh se nuk pati minuta, çfarë mendon për këtë përfshirje në ekipin kombëtar të Anglisë?

“Çdo herë që kam mundësinë të luaj për skuadrën dhe kombëtaren është e rëndësishme për ne. Kam kënaqësinë dhe krenarinë që mund të luajë për kombëtaren. Synojmë të marrim sa më shumë pikë. Ndeshja në Southampton ishte e vështirë, por e mirë.”

Konkurrenca mes lojtarëve tek Anglia?

“Po e vërtetë. Por, kjo do të thotë se secili lojtar duhet të jetë në nivelet më të larta për të siguruar një vend në formacion. Kjo i ndihmon kombëtares.”

Mospërfshirja e Winks nga Pochettino në ndeshjen e kaluar?

“Nuk kam biseduar me Pochettino për këtë. Çka është me rëndësi është që gjithmonë të jap maksimumin dhe çdo herë që përfshihem të luaj më mirë.”

Kane ka shënuar në të gjitha ndeshjet kualifikuese dhe ka 19 gola këtë edicion. Komenti juaj për Harry?

“Po me të vërtetë ai tregon mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë kërkon përmirësimin. Është shembull që të gjithë dëshirojmë ta ndjekim.”

Winks pritet që të ketë minuta në dispozicion në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, gjatë së dielës. /Lajmi.net/