Kosovë
Haradinaj: Gabim i madh të hiqet taksa, nuk bën t’i plotësojmë kushte Serbisë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë në Debat të RTK-së foli për taksën, përcjellë Periskopi.
Ai tha se është një gabim i madh heqja e taksës ndaj Serbisë.
“Taksa ka qenë një pozicion i marr ndaj Serbisë, unë i kam dëgjuar Kurtin e Osmanin, por ata nuk i pengon taksa për ta vendosur reciprocitetin, ajo është një masë më e gjerë që nuk e pengon taksa për ta vendosur. Ata mund të vendosin reciporocitet pa e hequr taksën. Është tepër gabim për Qeverinë e ardhshme me hjek traksën, ose me mbulu me reciprocitet. Është gabim t;i plotësojmë kushte Serbisë”, u shpreh Haradinaj.



















