Connect with us

Sport

Hadërgjonaj rikthehet në pozitën e titullarit tek Huddersfield

Publikuar

Huddersfield Town do të ketë përballë skuadrën e Bristol City, në kuadër të xhiros së 19-të në Championship, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë do të luajë edhe Hadërgjonaj, i cili mbron ngjyrat e Kosovës.

Florenti do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozitë kjo që është natyrale për të. Ai kthehet në formacion pas një kohe të gjatë.

Ndeshja mes Huddersfield dhe Bristol fillon në ora 16:00. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK