Connect with us

OP / ED

“Gospodine” Zoran Zaev, një gjykatës i juaj është më i rrezikshëm sesa 200 kriminelë shtetëror

Publikuar

më

Sulejman Mehazi

(Me rastin e lirimit të Katica Janevës)

Pastaj i hidhërohemi Macronit pse refuzoi bindshëm anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE. Si do t’ju pranojnë, kështu, me këto shëmtira gjyqësore maqedonase të cilët punojnë prapshtë e kundër drejtësisë, punojnë për kriminelët e kundra shtetit, mbrojnë vjedhësit e mëdhenjë të shtetit e burgosin të pafajshmit shqiptarë.
S’dimë, me cilët shtete botërore ta krahasojmë Maqedoninë sipas këtyre të këqijave të pista kriminele kulmore. Të “reketohet” buxheti i shtetit deri në palcë e të shpërblehen me liri kriminelët që e zhvatën mizorisht këtë Republikë, kjo ndodh vetëm te shteti juaj e askund tjetër në botë.
Si është e mundur kokat elitare shtetërore të korruptohen thellësisht me miliona euro e të lirohen sikur s’kanë bërë gjë, po shqiptarët e Monstrës, Sopotit, ç’kanë bërë që janë duke u kalbur në burgje. E pyesim “gospodin” Zaevin se si është e mundur të shpërblehen me liri personat më të skandalizuar: Janeve, Mihallkovi, Jankullovska, Gruevski, Kamçevi, Boki 13? Si është e mundur që “reketashët” më të mëdhenj të lirohen në liri e masat popullore për gabime të vogla shtetëror të dënohen me vite në burgjet maqedonase. Me kësi veprime të poshtëruara e të turpshme gjyqësore qeveria e Zaevit vetvetiu mëson e përkrahë popullatën se si e si më shumë të kriminalizohen e skandalizohen. “Gospodine” Zoran Zaev në republikën tuaj një gjykatës është më i rrezikshëm sesa 200 kriminelë shtetëror, funksionarët tuaj sa më shumë të vjedhin aq më mirë e më të autoritetshëm bëhen, sa më shumë të bëhen të ndershëm aq më keq e të nënçmuar janë. Zotëri Zaev edhe disa fjalë, ju lutemi!, republikën tuaj nuk e duan jo shqiptarët, por bashkëqytetarët tu maqedonas që pakufi janë duke e zhvatur apo “reketuar” shtetin tuaj të Maqedonisë së Veriut
Nëse vazhdoni me zhvatje të pasurisë shtetërore, shteti juaj për pak kohë do shpërbëhet si ish-Jugosllavia e vjedhur dhe e zhvatur nga Serbia.

Lajme16 minutes ago

Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Lajme23 minutes ago

Sulejmani i përgjigjet ASh-së: Konkursi për mësimdhënësit më të mirë nuk u organizua nga Ministria

Lajme37 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme38 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni2 hours ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë3 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni3 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni4 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

NA NDIQ NË FACEBOOK