Connect with us

Kosovë

Goditen dy këmbësor në rrugën Prishtinë — Podujevë

Publikuar

Sonte rreth orës 21:35 janë goditur dy persona nga një veturë të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Besi të Podujevës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

“Në ora 21:35, në fshatin Besi, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar Kelani.

Dy persona, mashkull e femër, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

NA NDIQ NË FACEBOOK