Connect with us

Sport

Gjermania, Hollanda e Belgjika marrin fitore të lehta

Publikuar

Gjermania ka shënuar fitore të lehtë 6:1 kundër Irlandës së Veriut, triumf që ata i blindon në pozitën e parë me 21 pikë.

Për fitoren e ‘Pancerave’ shënuan Snerg Gnabry (19’ 47’) (60’) që ishte në mbrëmjen e tij, ndërsa Leon Goretzka (43’ 73’) dhe Julian Brandt (90+1′) kontribuan me nga dy përkatësisht një gol.

Hollanda ndërkohë fitoi ndaj Estoniës dhe kështu kthehet në një turne madhor pas 9 viteve.

‘Tulipanët’ shënuan fitore të pastërt 4:0, ku golat u shënuan nga Wijnaldum (6’ 66’ dhe 79) i cili shkëlqeu, dhe Nathan Ake (19’).

Belgjika ‘shkeli’ Qipron, duke e mposhtur me rezultat 6:1.

Skuadra e Roberto Martinez përfundoi kualifikueset pa asnjë humbje apo barazim. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK