Connect with us

Sport

Gjashtë muaj pas sulmit në zemër, kthehet Iker Casillas

Publikuar

Më 1 maj, Casillas pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjes dhe u dërgua në spital, ku u operua menjëherë.

Megjithëse dukej se do ta përfundonte karrierën e tij, portieri 38-vjeçar spanjoll nuk deshi të dëgjojë për këtë, dhe klubi e regjistroi atë në gusht për paraqitje në kampionatin portugez.

Kjo dukej se do të ishte vetëm formalitet, por Casillas dëshmoi sot se ishte serioz duke thënë se ai do të vazhdojë të luajë futboll.

Ende nuk dihet kur Casillas do të aktivizohet në fushë. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK