Connect with us

Sport

Getafe dëshiron shërbimet e Alena

Publikuar

Skuadra nga La Liga, Getafe, dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës, Carles Alena.

‘Cadena Cope’ shkruan se skuadra nga Madridi dëshiron ta marrë lojtarin në formë huazimi, gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

I ardhuri nga akademia e La Masia dhe një lojtar që ishte i rregullt tek Barca gjatë sezonit të kaluar, nuk ka mundur të gjej minuta këtë sezon.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje me skuadrën, në humbjen 1:0 kundër Athletic Bilbao, në xhiron hapëse.

Getafe do të synojë të kryej një lëvizje për të në janar. Lojtari nuk ka biseduar me trajnerin Jose Bordalas. Alena thuhet se preferon lëvizjen, edhe pse ka opsione të tjera në tavolinë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK