Connect with us

Sport

Gareth Bale tallet me Real Madridin pas kualifikimit në Euro 2020

Publikuar

Uellsi – gjysmëfinalistët në Euro 2016 – rezervuan biletën e tyre në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm me fitoren 2-0 ndaj Hungarisë të martën.

Dopieta e Aaron Ramsey në Cardiff siguroi që Uellsi të kapërcejë Hungarinë dhe arriti vendin e dytë në Grupin E, përcjell lajmi.net.

Bale dhe shokët e tij të skuadrës festuan jashtëzakonisht shumë pas ndeshjes, veçanërisht me ish-yllin e Tottenham që tërhoqi vëmendjen.

Në momentin që u largua nga Madridi dhe u kritikua për përparësitë e tij mes dashurisë së tij për golfin, tifozët e Uellsit kanë brohoritur “Uells, Golf, Madrid”, i cili është dëgjuar gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

Dhe të martën, Bale u pa duke festuar para një flamuri të Uellsit me fjalët: “WALES. GOLF. MADRID”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK