Sport
Gabigol heroi i ‘Copa Libertadores’ – Flamengo përmbys River Platen për triumfin e madh

Flamengo ka arritur që të përmbys skuadrën e River Plate për triumfin e madh në ‘Copa Libertadores’, shkruan lajmi.net. Heroi i këtij takimi ishte Gabriel Barbosa – Gabigol.
Të parët që kaluan në epërsi ishin River Plate, me anë të golit të Rafael Borre, i cili shënoi në minutën e 14’ për 1:0. Me këtë gol u vendos pjesa e parë.
Përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit. Ato minuta ishin rezervuar për Gabigol.
Fillimisht ish anëtari i Inter shënoi në mintuën e 89’, për të barazuar në 1:1, shkruan lajmi.net.
Vetëm një minutë më vonë, Gabigol u kthye në heroin e mbrëmjes, duke shënuar për 1:2.
Kjo fitore ishte e jashtëzakonshme jo vetëm për rëndësinë e garës, por edhe për mënyrën se si erdhi. /Lajmi.net/






















