Lajme
Flamuri i Palestinës shfaqet gjatë himnit të Izraelit në Shkup

Në vigjile të përballjes eliminatore të Grupit G, në mes Maqedonisë dhe Izraelit, si ndeshje e fundit e këstij cikli eliminator, në një pjesë të stadiumit “Todor Proeski” në momentin e intonimit të himnit të Izraelit, u ngrit lartë edhe flamuri i Palestinës.
Nuk kishte asnjë sharje ose fishkëllim në intonimin e himnit të mysafirëve, por tre djelmosha mbanin flamurin e Palestinës, në shenjë të protestës ndaj shtetit të Izraelit.






















