Sport
Flamengo në bisedime me Diego Costa – shihet si zëvendësues i Gabigol

Skuadra braziliane mund të humb shërbimet e Gabigol, i cili është i huazuar nga Inter, dhe ka qenë lojtari kyç për skuadrën këtë sezon.
Kështu, Flamengo synon transferimin e anëtarit të Atletico, Diego Costa, duke e parë atë si zëvendësues ideal për Gabriel Barbosa – Gabigol, transmeton lajmi.net.
Costa nuk ka luajtur në vendlindjen e tij që kur u largua drejt Evropës si i ri, dhe është i hapur për një lëvizje të tillë.
Dëshira primare e skuadrës së Flamengo është transferimi i Gabigol, por paraqitjet e këtij të fundit kanë bërë që Inter të kërkojë më shumë para për të, duke vështirësuar punën e skuadrës braziliane për transferimin e tij.
Gabigol ka shënuar 31 gola në 38 ndeshje për Flamengo, duke fituar Ligën dhe Kupën Libertadores. /Lajmi.net/






















