Sport
Federata çeke shtroi drekë për delegacionin e FFK-së

Presidenti i federatës çeke, Martin Malik i ka shprehur mirëseardhje delegacionit të FFK-së në Plzen, teksa ka përgëzuar presidentin Agim Ademi që Kosova si një vend i vogël ka arritur të ketë suksese dhe kaq shumë entuziazëm në futboll.
Gjatë këtij takimi krerët e të dyja federatave kanë theksuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja kombëtaret, teksa kanë uruar që gjithçka të kalojnë në frymën e rivalitetit sportiv.
Po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e futbollit në të dyja shtetet si dhe për mënyrën e organizimit të ligave dhe klubeve, derisa në fund të drekës si zakonisht u shkëmbyen dhurata nga krerët e të dyja federatave.






















