Connect with us

Lajme

“Fast & Furious”, vozisin mbi 170 km/h, policia në Tiranë konfiskon 16 patentë shoferë (VIDEO)

Publikuar

Policia e Tiranës vazhdon kontrollat parandaluese në rrugët me rrezik të lartë për aksidente rrugore.

Mbrëmë policia ka zhvilluar kontrolle me radar në segmentin rrugor Sauk-Teg-Kashar.

Policia konstatoi se kishte shoferë që vozisnin me shpejtësi mbi 170 km/h në rrugën e Tegut duke thyer çdo rregull të qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën e drejtuesve të tjerë.

Me këtë rast janë konfiskuar 16 patentë shoferë, për shpejtësi nga 135 km/h deri në 173 km/h. njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq pesë vozitësve pas alkooltestit, rezultuan se ishin në gjendje të dehur me masën e alkoolit që ndryshonte 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l.

NA NDIQ NË FACEBOOK