Connect with us

Sport

FA i heq kartonin e kuq Heung Min-Son

Publikuar

Reprezentuesi i Koresë së Jugut është ndëshkuar me karton të kuq të dielën, në një aksion që si pasoi pati thyrjen e këmbës së Andre Gomes.

Son u shfaq dukshëm i mërzitur dhe me lot në sy për lëndimin e portugezit.

Tottenham ka apeluar vendimin e FA, me arsyetimin se ndërhyrja e Son nuk ishte përgjegjëse për lëndimin e Gomes.

Dhe FA, ka gjetur po të njëjtën gjë, duke larguar masën e pezullimit prej tri ndeshjesh për Son./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK