Connect with us

Sport

F1: Kualifikueset e US Grand Prix – Bottas më i shpejti, përcillet nga Vettel e Verstappen

Publikuar

Lewis Hamilton i Mercedes, i cili është pretendenti kryesorë për titullin e kampionit, ka përfunduar në pozitën e pestë në këto kualifikuese, shkruan lajmi.net.

Në rast të triumfit në garën kryesore të US, britaniku do të fitonte titullin e tij të gjashtë.

Kurse, në kualifikueset ku ai përfundoi në pozitën pesë, më i shpejti ishte Valtteri Bottas, i cili fiton ‘pole position’.

Bottas u përcoll nga Sebastian Vettel, i cili e mbylli garën i dyti, kurse pas tij ishte holandezi Max Verstappen.

Një pozitë para Hamilton ishte anëtari i Ferrari, Charles Leclerc. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK