Connect with us

Sport

Euro 2020: 9 me 1 – Italia e tepron kundër Armenisë, nuk tregon mëshirë

Publikuar

Italia shënoi dy gola të shpejtë në minutat 8’ dhe 9’, me anë të Immobile dhe Zaniolo, për të thyer kundërshtarin qysh në 10 minutëshin e parë, shkruan lajmi.net.

Rezultatin në 3:0 e dërgoi Nicolo Barella, kur luhej minuta e 29’, kurse Immobile shënoi edhe një herë në minutën e 33’.

Zaniolo shënoi golin e dytë personal dhe golin e pestë të Italisë, në minutën e 64’, kurse në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Alessio Romagnoli, në minutën e 72’, për 6:0.

Jorginho nga pika e bardhë (75’) dhe Orsolini 78’ shënuan për 8:0, para se Babayan të shënonte për 8:1 një minutë më vonë.

Rezultatin final e vendosi Federico Chiesa, kur në minutën e 81’ regjistroi shifrat 9:1.

Kjo ishte fitorja e 10-të për Italinë në po aq ndeshje, për ta mbyllur kampanjën si lidere e grupit J, me 30 pikë. Armenia e mbyll në pozitën e pestë, me 10 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK