Sport
Emocionuese: Futbollisti ia siguron fitoren skuadrës së zemrës me një gol në minutën e 96’

Diçka të njëjtë ka përjetuar edhe Markus Rosenberg, sulmuesi suedez i Malmos.
Rosenberg i ishte bashkuar Malmos si fëmijë në moshën pesë vjeçare. Pas debutimit me skuadrën e parë, ai u transferua te Ajax, për të vazhduar karrierën nëpër Evropë.
Në vitin 2012, ai u rikthye te Malmo si një legjendë, dhe në 156 paraqitje tjera, shënoi 67 gola.

Dhe, në ndeshjen e fundit para tifozëve të Malmos në Ligën e Evropës kundër Dynami Kiev, atij i ishte rezervuar një lamtumirë speciale.
Për ta bërë edhe më madhështore këtë gjë, Rosenberg shënoi në minutën e 96’ të ndeshjes, për t’i siguruar Malmos fitoren me rezultat 4:3, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalim në fazën tjetër në Ligën e Evropës./Lajmi.net/






















