Lajme
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Shqipëri (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit të bllokuar në ndërtesat e rrëzuara në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të fuqishëm të së martës që la 25 të vdekur dhe lëndoi më shumë se 600.
Tërmeti me madhësi 6.4 shkallë të Rihterit u ndje në të gjithë Ballkanin jugor dhe u pasua nga goditje të shumta, me disa mbi madhësinë 5.
Nuredin Pronjani, punëtor në hotelin Vila Verde në Durrës ka treguar për AP se si e kaluan natën.
“Ne kishim frikë se do të kishte një tërmet tjetër, kështu që vendosëm, me familjen tonë, ta kalonim natën jashtë me shumë njerëz, njerëz të tjerë në qytet”.
Në Bosnjë, një tjetër tërmet me një madhësi paraprake prej 5.4 goditi të martën juglindjen e kryeqytetit dhe tronditi Sarajevën, transmeton Klan Kosova.
Nuk ka raportime për viktima, por vetëm dëme të vogla, transmeton Klan Kosova.




















