Lajme
Edi Rama pret në takim ambasadorët: E jashtëzakonshme të shohësh atë që bënë miqtë tanë

Kryeministri shqiptar Edi Rama në Pallatin e Brigadave po mban një takim me ambasadorët për siç tha ai për të harmonizuar përpjekjet për sfidën kolosale të rindërtimit.
Ai lavdëroi dhe falënderoi punën e secilit shtet dhe individ që bëri për Shqipërinë pas tërmetit tragjik që goditi, njofton Klan Kosova.
“Është e shkëlqyer të shohësh nga fqinjët, nga njerëz të cilët përfaqësojnë vende që nuk janë në mesin e të pasurve apo të fortëve, por që kanë bërë gjithçka për ta na ndihmuar. Për të mos folur më pas për vëllezërit tanë në Kosovë, presidentin, qeverinë dhe popullin. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”.
“Kryeministri hungarez Orban, të gjithë, presidenti i jashtëzakonshëm i Rumanisë me ekipin e shpëtimit rumun që erdhi menjëherë edhe pa ia kërkuar. Ekipi i shpëtimit nga Zvicra erdhën dhe ishin aty për ne duke bërë një punë të shkëlqyer”.
“Është vërtet e jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Europës, pa qenë asnjëherë në Shqipëri, pa pasë përvoja për të vendosur jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve të panjohur”.
“Ekipi grek bëri diçka që është frymëzuese. Isha aty dhe së fundi nxorëm nga një tunel në rrënoja një djalë”.
“Nuk u besoja dot veshëve se sa bukur ishte shprehur Papa Françesku, sa bukur i kishte shprehur emocionet e veta. Ndjesë të gjithë atyre që i harrova. Princi i Kurorës nga Arabia saudite, populli saudit kanë dërguar mesazhe non stop duke pyetur për gjëra dhe në përpjekje për të kuptuar. Izraeli ishte i jashtëzakonshëm dhe erdhën pa ia kërkuar”.
“Duke iu falëndëruar të gjithëve për këto dhe duke shprehur gatishmërinë, përballë sfidës së re për të inspektuar se ku gjendemi me ndërtesat. E dini që është e pamundur për ta bërë këtë vetëm. Kjo është arsyeja pse ju kam shkruar të gjithë udhëheqësve tuaj një letër dhe iu kam kërkuar ndhmë”.
“Ajo me të cilin po përballemi tani është një tension. Njerëzit kanë nevojë të dinë që gjërat se do të bëhen më mirë dhe ne mund t’u kërkojmë të kenë durim. Por ata do ta bëjnë këtë kur ta shohin se bota nuk do t’i lërë vetëm”.
“Në ndërtesën time kuptova që njerëzit nuk flenë në Tiranë, por në qytetet tjera dhe vijnë në punë në mëngjes. Në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë – njerëzit ndihen të pasigurt dhe kjo është e qartë”.
Rama tha se ka shumë falënderime për vëllezërit e Lindjes së Mesme që ndihmuan Shqipërinë, por kërkoi nga Bashkimi Europian që të bëjë një konferencë për donacion njësoj si ata.
“Presidenti Erdogan ka nisur vetë procesin e angazhimit të vendeve të tjera për konferencën e donatorëve. Unë mendoj që Perëndimi duhet të bëjë të njëjtën gjë. Natyrisht që mekanizmi i BE-së është aty dhe kanë ndarë, por nuk është e mjaftueshme. Na duhet një konferencë e donatorëve. Do të isha i lumtur edhe nëse Kina organizon një të tillë”.
“Është e rëndësishme që t’ia kthejmë vendin njerëzve. Na ndihmoni dhe na jepni dijet më të mirë që keni për këtë. E di që paratë kanë thelbësore, por dija është themelore për të shpenzuar paratë në mënyrë më të mirë”.
Rama pati edhe një falënderim për Gjermaninë.
“Ekipi i kancelares Merkel ka qenë aktiv qysh nga sekonda e parë. Kemi pasë një reagim pozitiv nga Gjermania. Por do të jetë thelbësore dhe psikologjike që vlerësimi i ndërtesave të kryhet me katër sy, dy shqiptarë dhe dy të miqve sepse kjo ka të bëjë me besimin”.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Në Pallatin e Brigadave me MIQTË E SHQIPËRISË për të harmonizuar përpjekjet për SFIDËN KOLOSALE TË RINDËRTIMIT.https://e-albania.al/dhuro/
Publiée par Edi Rama sur Samedi 30 novembre 2019



Në Pallatin e Brigadave me MIQTË E SHQIPËRISË për të harmonizuar përpjekjet për SFIDËN KOLOSALE TË RINDËRTIMIT.https://e-albania.al/dhuro/

















