Connect with us

Lajme

Edhe një agjenci ofron udhëtime falas për në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Publikuar

Agjencia turistike “Besa Trans” nga Shkupi ka vënë në dispozicion autobusët e saj për ndihmë për Shqipërinë, duke organizuar udhëtime falas për të ata që duan të ndihmojnë vëllezërit e prekur nga tërmeti katastrofal në zonën e Durrësit.

“Duke e parë gjendjen e vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, neve si agjencion duam që sado pak t’u dalim në ndihmë edhe atë bashk me ju që në këto momente ndjeni dhimbjen e përbashkët me viktimat e tërmetit. Organizojm udhëtime FALAS për të gjith ata të cilët duan të ndihmojnë me çfardo që kanë mundësi, batanije, veshje ,dysheke etj.

27/11/2019 në ora 13:00te sheshi skenderbeu dhe ne ora 13:30 Saraj tek Restorant Hixhaz.
28/11/2019 ne ora 13:00 te sheshi Skenderbeu dhe 13:30 Saraj tek Restoranti Hixhaz
Kontakt: 070386557 , 070386537 & +389 25200985
Na shkruani dhe na kontaktoni”, kanë bërë të ditur nga kjo kompani.

NA NDIQ NË FACEBOOK