Connect with us

Sport

E jashtëzakonshme: Messi regjistron paraqitjen e 700-të për Barcelonën

Publikuar

32 vjeçari do të udhëheq fazën e sulmit së bashku me Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, në një ndeshje të rëndësisë së madhe kundër gjermanëve.

Barcelona mbetet e pamposhtur këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por udhëheq grupin F me vetëm një pikë më shumë se Dortmund, dhe pas tyre vjen Inter.

Reprezentuesi argjentinas ka debutuar për Barcelonën në tetor të vitit 2004, kur ishte 17 vjeç.

Në 699 ndeshjet, Messi ka shënuar 612 gola për ekipin katalan.

Është vetëm Xavi Hernandez para Lionel Messit, që mban rekordin e paraqitjeve te Barcelona, me 767 të tilla./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK