Kosovë
E frikshme, tmerrohen gazetarët/ Bie tërmet teksa po intervistonin Thaçin (VIDEO)

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Tiranën dhe Durrësin pak më parë. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Në momentet kur ka rënë tërmeti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë duke folur për mediat. Ai ndodhet në Thumanë, një nga zonat e prekura më shumë nga tërmeti.
I gjithë momenti kur ka rënë tërmeti, është fiksuar nga kamerat. “News 24” ka filmuar momentin kur Thaçi ka ndërprerë fjalën teksa fillon tërmeti i fuqishëm.
Menjëherë janë dëgjuar britmat e njerëzve, ndërsa të tjerë kanë kthyer kokat nga banesat e shembura brenda të cilave ndodhen ende njerëz.
Për shkak të lëkundjeve, kërkimet janë ndërprerë për momentin në 6 pika. Konkretisht tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel “Mira Mare” në Durrës, hotel “Tropikal”, tek lagjia nr. 6 në Durrës dhe afër Kryqit të Kuq.
















