Sport
Durant flet për zënkën me Green – tregon nëse ajo ndikoi për largimin nga Warriors

Gjatë kohës kur Kevin Durant mbronte ngjyrat e Golden State Warriors dhe ishte shok skuadre me Green, dyshja kishin një zënkë që bëri bujë në medie.
Durant, i cili tashmë është transferuar tek Brooklyn Nets, është kthyer për të komentuar situatën e atëhershme, duke treguar edhe nëse ajo zënkë ndikoi që KD të vendoste për largimin nga ‘Oracle Arena’.
“Sigurisht, ndikoi pakëz. Kur shoku i skuadrës flet në atë mënyrë, ti mendon pak për të.. Nuk gënjej dot për këtë” ka thënë Durant, transmeton lajmi.net.
KD arriti të fitonte titullin e kampionit me Golden State, por në fundin e aventurës së tij me GSW, lojtari pësoi një dëmtim të rëndë.
Ky dëmtim ka bërë edhe që lojtari të mos jetë në gjendje që të nis sezonin e ri. Nuk dihet saktë se kur ai do të kthehet për të dhënë kontributin e tij me Brooklyn. /Lajmi.net/




















