Connect with us

Sport

Dortmundi spektakolar, e mposht me përmbysje Interin

Publikuar

‘Zikaltërit’ e nisin mirë takimin kur në minutën e 5’ Lautaro Martinez shënoi për 0-1.

Matias Vecino në minutën e 40’, dyfishoi në 0-2 epërsinë e Interit, dhe u duk se skuadra e Antonio Contes po shkon drejt tri pikëve nga ky udhëtim i vështirë.

Por, kështu nuk menduan gjermanët, që në pjesën e dytë shënuan tri gola.

Achraf Hakimi ishte nismëtar i përmbysjes së rezultatit, kur në minutën e 51’ shënoi për Dortmund, për të ngushtuar epërsinë në 1:2.

Minuta e 64’ solli barazimin e rezultatit, kur Julian Brandt barazoi në 2:2.

Dortmund nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 77’, përmbysi gjithçka, për 3:2.

Golin e fitores për gjermanët e shënoi Achraf Hakimi.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 7 pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, ndërsa Inter me 4 pikë, mban vendin e tretë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK