Connect with us

Lajme

Detajet, diplomatët e huaj klientë të shërbimeve seksuale të “Zogut të Tiranës”

Publikuar

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga skema që përdorte grupi i prostitucionit, pjesë e të cilit ishte edhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tironës”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se 28-vjeçari Nikaj, jo vetëm që gjente vajza dhe gra të ndryshme për klientët e tij por bëhej edhe vetë pjesë e ‘paketës’.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se shumë prej klientëve të zgjedhur ishin edhe diplomatë të huaj.

Në shumë prej rasteve kur paguheshin shifrat prej 500-700 euro, mësohet se bëhej fjalë për seks në grup, ku ofroheshin shërbimet ‘all Inclusive’ nga të dyja gjinitë.

Brenda grupit ku bën pjesë Hermes Nikaj, tashmë i arrestuar mësohet se kishte edhe gra 50-vjeçare.

Ai bashkëpunonte me klube të ndryshme në kryeqytet dhe me qendrat estetike në mënyrë që të binin në duart e klientëve dhe të zgjidheshin prej tyre. Dy nga vajzat të cilat ishin pjesë e grupit të 28-vjeçarit të njohur në botën e mediat, binin në sy për paraqitjen e jashmte.

Hermesi ishte kujdesur që të gjente vajza të paraqitshme dhe që kryenin shërbime të nevojshme në paraqitjen e tyre duke përfshirë edhe ndërhyrjet estetike, në mënyrë që të ishin të pëlqyeshme dhe që çmimi të ishte sa më i lartë.

Një natë më parë Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK