Connect with us

Lajme

“Deri në frymën e fundit për frymën e fundit”, Rama: Ky burrë është hero

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e Luan Kapaj, zjarrfikës nga Vlora i cili që pa gdhirë po punon së bashku me kolegët e tij vlonjatë për të nxjerrë qytetarët nga gërmadhat.

“Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.

Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj.

Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave.

U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim!

Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit #HERO“- shkruan Rama teksa poston foton e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK