Sport
David Villa njofton pensionimin nga futbolli

37-vjeçari ka luajtur këtë vit për skuadrën japoneze Vissel Kobe, ku kanë mbetur edhe tre ndeshje të ligës dhe gjysmëfinalja e Kupës Emperor në fund të dhjetorit.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Villa zbuloi se do të pensionohet, duke deklaruar se dëshironte të përfundojë karrierën e tij me periudhën e tij, transmeton lajmi.net.
“Unë kam menduar për këtë për një kohë të gjatë”, tha Villa. “Ky është rezultat i diskutimeve që kam pasur me familjen time dhe njerëzit përreth meje”.
“Kam dashur të tërhiqem nga futbolli, të mos detyrohem të tërhiqem nga futbolli”, u shpreh spanjolli. /Lajmi.net/






















