Sport
David Luiz: Ne jemi fajtorët për shkarkimin e Emery

Emery është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të Arsenal, pas rezultateve negative, duke vendosur rekord të zi në skuadër.
Luiz është i mendimit se lojtarët e kanë lënë poshtë trajnerin, duke mos treguar paraqitje të mira.
“Ditë e mërzitshme për të gjithë, sidomos sepse kemi lënë poshtë bosin, më fal” ka shkruar Luiz në Twitter, transmeton lajmi.net.
“Unë të falënderoj ty dhe stafin e mrekullueshëm, për gjithçka!!! Ti je një punëtor i madh, pasionant për futbollin dhe shembull për ditët e sotme. Nuk ka lidhje për rezultatet. Fat të mbarë në të ardhmen” ka shkruar tutje braziliani.
Luiz kaloi tek Arsenal vetëm gjatë kësaj vere, duke mos pasur shumë kohë për të kaluar me Emery, pasi shkarkimi i këtij të fundit erdhi më shpejtë sesa është pritur. /Lajmi.net/






















