Sport
Dalin në shitje fanellat e reja të Kosovës, të dizejnuara për ndeshjen ndaj Çekisë – çmimi i lartë

Kosova luan dy testet e saja të fundit dhe vendimtare për një biletë në Euro 2020. Fillimisht, Dardanët udhëtojnë në Pragë, kurse ndeshjen e dytë e luajnë ndaj Anglisë, në ‘Fadil Vokrri’.
Për kualifikimin, Kosova ka nevojë për tri pikët në Çeki, dhe së paku një barazim në Prishtinë.
Brendi ‘Fourteen’ i cili dizejnon fanellat e Kosovës, ka zbuluar një fanellë të re për ndeshjen në Çeki, të cilën tashmë edhe e kanë hedhur në treg, përcjell lajmi.net.

Çmimi për fanellën ‘limited edition’ të Kosovës është 69 euro. Fanella mund të blihet në ‘14fourteen.it. /Lajmi.net/






















