Connect with us

Sport

Cristiano Ronaldo – lojtari që vazhdon t’i mungojë Real Madridit

Publikuar

Ata po humbasin golat që Cristiano Ronaldo i ka shënuar, dhe që nga largimi i tij vetëm Karim Benzema ka bartur ngarkesën.

Cristiano u largua në verën e vitit 2018 dhe nuk u ble asnjë zëvendësues. Klubi besoi që shifrat e tij do të shpërndaheshin në një mënyrë ‘magjike’. Sigurisht, nuk ndodhi dhe ata vuajtën në të gjitha garat, shkruan lajmi.net.

Këtë verë ata transferuan Eden Hazard si ‘ilaç’, por pavarësisht cilësive të tij, të shënosh 50 gola në sezon nuk është diçka që ai ka bërë ndonjëherë. Luka Jovic gjithashtu arriti, por ai është duke luftuar me formën e tij.

Reali shënoi pesë gola kundër Leganes dhe askush nuk po fliste për Cristiano, por shumicën e kohës ndeshjet shkojnë si ajo e së shtunës kundër Real Betis, me ‘Los Blancos’ që vuajnë kundër ekipeve që portugezi vazhdimisht shënonte.

Që nga sezoni 2008/09, konvertimi i goditjeve në gol është 11,48 përqind, dhe kjo përqindje është këtë sezon. E dyta më e keqe është 14.79 përqind në ediconin 2018/19.

Me Cristianon ata u kthyen në rreth 20 përqind, domethënë ata kanë shkuar nga një gol në pesë goditje në afërsisht një në 10.

Të flasësh për mungesën e Cristiano në nëntor 2019 mund të duket si një arritje, por hija e tij ende varet mbi ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK