Connect with us

Lajme

Çfarë drejtësie, peshqit e mëdhenjë të lirë ose arrest shtëpiak

Publikuar

Kanë vjedhur dhe zhvatur shtetin, janë përfshirë në vepra të rënda kri minale dhe tash janë të lirë. Katica, Boki dhe shumë të tjerë po gjejnë metoda për të mos qëndruar në qeli.

Ndërkohë, shume qytetarë të pafajshëm dhe të dënuar për imtësira po kalben nëpër kazamtet mawedonase. Proceset e stërzgjatura gjyqësore që çojnë në vjetërsimin e lëndëve të cilat i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, paraqesin një amnisti të heshtur për krimin në nivele të larta, theksojnë njohësit e çështjeve juridike.

Pasi gjykata ka konstatuar se është vjetërsuar lënda, ka shpëtuar nga ndjekja ish-kryeministri Nikolla Gruevski për rastin që në opinion është i njohur si “Trajektorja” që ka të bëjë me keqpërdorimet gjatë ndërtimit të autostradave .
Kjo lëndë nuk arriti të marrë epilog gjyqësor edhe pas 33 seancave gjyqësore ndërkohë që tani të gjitha shpenzimet gjyqësore obligohet t`i mbulojë shteti.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se pos dëmit material për procesin gjyqësor të dështuar dhe moskthimin e parave të vjedhura, goditja më e fuqishme i jepet besueshmërisë në sistemin gjyqësor.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK