Connect with us

Kosovë

Burri i gjetur i vdekur në autostradë është nga Shqipëria

Publikuar

Një njësi policore mbrëmë në orën 19:15 ka gjetur një trup të pajetë brenda një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” në rajonin e Prizrenit.

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se burri i vdekur është shtetas i Shqipërisë.

Edhe vetura në të cilën ai është gjetur i vdekur ka qenë me targa të Shqipërisë.

“ Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport.

NA NDIQ NË FACEBOOK