Connect with us

Lajme

“Borchardt ik në shtëpi bashkë me gishtin tënd të mesëm”, Protesta kundër ambasadorit

Publikuar

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në “Forumin për zhvillimin e Medias” në Tiranë.

Siç shihet edhe nga foto ambasadori Bernd Borchardt është pritur me pankarta, ku shkruhen: “Borschard ik në shtëpi bashkë gishtin tënd të mesëm”, “Non Grata”.

Kanë qenë protestueset gra të Unazës së Re që kanë hyrë në ambientet ku mbahej tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias” dhe kanë ndërprerë për disa minuta konferencën, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, ambasadori tha se i vjen keq që ndodhi incidenti, dhe se duhet të merreshin masa të mos hynin njerëz që nuk kanë lidhje me aktivitetin.

NA NDIQ NË FACEBOOK