Connect with us

Kosovë

Bllokohet parkingu i Fakultetit të Arteve, dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve

Publikuar

Policia e Kosovës para pak minutash ka bllokuar parkingun e Fakultetit të Arteve ku po dyshohet se gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Për shkak të dyshimit për varrezë masive, në njërën pjesë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, do të fillojnë gërmimet e reja.

Gërmimet janë me urdhëresë të prokurores Drita Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 2- 3 viteve.

Në 2016-ën, gjatë gërmimeve në tri lokacione të ndryshme në kampusin universitar të UP-së Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte njoftuar se nuk është gjetur as varrezë masive, as ndonjë mbetje mortore.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK